“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t 20 vitet e fundit, është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malësorëve në veri të Shqipërisë, për shkak të gjakmarrjes. Ata braktisin shtëpitë, stanet, bagëtitë, në kërkim të punës dhe paqes…
Prestigjiozja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar, pak kohë më parë, një reportazh fenomenit, me titull “Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t’i shpëtuar grindjeve”.
Gazeta jepte një panoramë të qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve.
Përveç shqiptarëve, në këtë nismë janë të përfshirë dhe grupe të huaja vullnetare. Sara Ianovitz është një italiane, e cila prej një viti jeton në Shkodër. Ajo është vullnetare e Operacionit Colombo. Sara shkon personalisht në shtëpitë e të ngujuarve, për të vendosur një linjë komunikimi mes të ngujuarve.
Një vit më parë, i njëjti grup organizoi një fushatë të quajtur “5000 firma për jetën”, që synonte të mblidhte firmat për t’i thënë ndal fenomenit.
Aktiviteti i radhës pritet të zhvillohet më 22 Qershor deri më 1 Korrik. Grupi i italianëve me familjet e ngujuara do të marshojnë në këmbë nga Bajram Curri deri në Tiranë, për të dhënë një mesazh të fortë.
Nismës i janë bashkuar dhe persona publik, si këngëtarja Elhaida Dani, apo balerini Kledi Kadiu. Objektivi kryesor i vullnetarëve është të krijojnë mundësi pajtimi… Leksioni i parë po jepet nga grupi i vullnetarëve përtej detit.
Top Channel