Dixhitalizimi i skemës ekonomike

17/06/2014 00:00

Skema e ndihmës ekonomike është drejt dixhitalizimit tërësor, çka do të thotë që do të shmangen abuzimet.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kësaj skeme në Krujë, tha se në të kaluarën, pagesa e ndihmës ekonomike nuk ka shkuar gjithmonë te njerëzit në nevojë, për shkak të abuzimeve të mëdha në komisionet mjekësore dhe të vlerësimit.

Ky projekt i Bankës Botërore ka të bëjë me ngritjen e Regjistrit Elektronik të përfituesve të Ndihmës Ekonomike dhe ndihmon në uljen e abuzimeve dhe rritjen e transparencës me këtë skemë.

Top Channel