TAP, Shqipëria merr grantin 1 mln euro

13/06/2014 00:00

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor miratoi grantin prej 1.1 milion eurosh dhënë qeverisë shqiptare për hartimin e masterplanit të gazifikimit të vendit, pas ndërtimit të gazsjellësit TAP.

Masterplani synon përgatitjen e studimit rreth vlerësimit të kushteve dhe nevojave teknike e komerciale, kërkesës së tregut shqiptar për gaz, përdorimit për energji, infrastrukturës së shpërndarjes së gazifikimit, etj.

Masterplani do të identifikojë edhe projektet prioritare investuese që konsiderohen të nevojshme për lehtësimin e gazifikimit të Shqipërisë.

Sipas Ministrisë së Energjisë, ky grant së bashku me mbështetjen e siguruar nga Republika e Azerbaxhanit, kompania SOCAR dhe bordi drejtues i projektit TAP, përbëjnë një moment të rëndësishëm për rrugën e gazifikimit të Shqipërisë.

Top Channel