Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike çdo vit “Do të martoheni së shpejti dhe keni qëllimin që të mos qëndroni besnikë ndaj bashkëshortit tuaj? Atëherë ky është fustani perfekt për ju”.
Me këtë lajmërim, 32-vjeçari Dan nga Sidnei ka nxjerrë në shitje fustanin e nusërisë të ish-bashkëshortes. Siç duket, çifti nuk ka patur një fund të lumtur.
“Ky fustan i mrekullueshëm ka një aftësi të provuar që të prodhojë tradhëti. Nëpërmjet këtij fustani mund të arrish të mashtrosh dhe të luash lojën e dyfishtë. Me këtë fustan si bonus do të keni mundësinë të përfitoni edhe gjysmën e pasurisë së bashkëshortit. Ai të lejon që për 2 vjet të jetosh një jetë mediokër në çift deri sa të përfundojë marrëdhënia juaj plotësisht”, thuhet në faqen e shitjeve online, gumtree.com.au.
Top Channel