Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq Prej 10 ditësh, në portin e Vlorës nuk lëviz asnjë traget i linjave me Italinë. Trageti Vlorë-Brindizi qëndron i ankoruar, për shkak të një defekti dhe komunikimi është ndërprerë.
Sipas drejtorit të portit, kompania që operon në këtë linjë është penalizuar për mosrealizimin e shërbimit.
“Kjo është vetëm një kompani e parregullt. Me këtë gjendje që konstatojmë përditë, ne kemi ndjekur penalitetet e parashikuara në kontratë, por sërish nuk besoj se këto mund ta ndryshojnë situatën. Këtu duhet të ketë konkurrencë. Këtu është shmangur konkurrenca dhe është krijuar e gjithë fryma për ta evituar atë, por ne besojmë dhe po punojmë që këtu të zhvilljomë konkurrencën”, tha Xhevahir Çeloaliaj, drejtor i portit të Vlorës.
Sipas drejtorit të portit, edhe futja në funksion e këtij trageti nuk është zgjidhje për shkak të kërkesës së madhe, që ka për lëvizje të pasagjerëve dhe mallrave nga ky port.
Top Channel