Meta në Kuvajt, takime zyrtare

09/06/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është pritur gjatë vizitës së tij zyrtare në Kuvajt edhe nga kryeministri i këtij vendi, Sheiku Al Sabah.

Zoti Meta ka diskutuar për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Kryeministri kuvajtjan ka shprehur gadishmërinë e qeverisë së tij për të mbështetur përmes fondit kuvajtjan projekte të qeverisë shqiptare, çka do të çonte, siç tha ai, në një intensifikim të mëtejshëm të raporteve.

Zoti Meta shoqërohej nga anëtarë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, pjese e delegacionit zyrtar gjatë kësaj vizite.

Top Channel