
Partia Demokratike ka denoncuar sërish emërimin sipas saj të elementëve të inkriminuar në drejtimin e institucioneve vendore.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD Laura Vorpsi i është refueruar caktimit të një personi, sipas saj të dënuar nga drejtësia italiane për rrëmbim personi.
“Ndërkohë që vazhdon turizmin në Bienalen e Venecias, Edi Rama ia ka lënë drejtimin e Vlorës një elementi me preçedentë të rrezikshëm kriminal. Përgjimet që i janë bërë këtij personi nga policia italiane tregojnë për veprime tipike banditeske të kryera prej tij. Ato janë publikuar në mediat italiane si në gazetën “La Repubblica”. Rama po kriminalizon pushtetin, të cilin ia dhanë qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Vorpsi.
Top Channel