Kryesia e PR, takime në Florida
07/06/2014 00:00
Kryesia e Partisë Republikane së bashku me grupin e deputetëve republikanë në Parlamentin shqiptar, zhvilloi një takim me kongresmenin nga Florida, David Jolly.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike dhe instutcionale në Shqipëri, duke u ndalur në shkallën e zbatimit dhe respektimit të ligjit, si dhe Kushtetutës.
Kongresmeni Jolly tregoi interes të veçantë në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës private dhe lirive njerëzore dhe ekonomike.
Top Channel