Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë
Të paktën 34 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve rreth 20 zjarrfikës, si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu tre shtëpi në një zonë të banuar në Staten Island të Nju Jorkut.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Flakët ranë në orët e mëngjesit, me orën lokale, për shkaqe ende të panjohura në një nga tre banesat dhe më pas u përhapën me shpejtësi duke përfshirë dy të tjerat.
Sipas edicioneve online të mediave amerikane, për t’i shpëtuar zjarrit një burrë dhe dy fëmijët e tij u hodhën nga dritarja e katit të dytë.
Kur në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit, rreth 200, zjarri dhe tymi kishin përfshirë gjithë ndërtesën dhe flakët dilnin nga dritaret dhe nga çatia. Në orën 7 të mëngjesit, gjithmonë me orën lokale, situata u vu nën kontroll.
Të plagosurit, sipas raportimeve të mediave amerikane, janë 11 banorë të godinës dhe 23 zjarrfikës, asnjë prej të cilëve nuk është në rrezik për jetën.
Top Channel