Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ajri që thithim çdo ditë në kryeqytet është i mbingarkuar me squfur dhe pluhur të respirueshëm, i cili është disa herë më i lartë se normat e Bashkimit Europian.
Studimi i fundit i ambjentalistëve tregon se në kryeqytet automjetet shkarkojnë çdo ditë 650 kilogramë squfur, një sasi që është 65 herë mbi normën e lejuar.
“650 kilogramë squfur prodhohet në Tiranë nga lëvizja e automjeteve, që kur përkthehet në ndotje i thonë 2 mijë gramë acid sulfurik që bie mbi kokat tona”, deklaron ambjentalisti Sazan Guri.
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ambjentalistët tregojnë se 41% e kryeqytetasve shkojnë në punë me makina private dhe shumë pak prej tyre në këmbë apo me biçikleta.
“Që tre unazat të takësohen, në mënyrë që ai që ndalon për të pirë kafe tek 15-katëshi ta dijë që tatohet me 3 euro”, nënvizon Guri.
Bashkia e Tiranës deklaron se, edhe pse e mbështet këtë nismë, e ka të vështirë të hapë korsi të reja për biçikletat, pasi një pjesë e madhe e hapësirave janë zënë.
“Rrugët në Tiranë janë të rregulluara. Bashkia po mundohet të gjejë një ekuilibër në mënyrë që secili të gjejë hapësirën e vetë”, deklaron Nereida Hoxha, drejtoreshë e transportit pranë Bashkisë së Tiranës.
Rritja e numri të automjeve, karburanti me cilësi të ulët, mungesa e parqeve ka bërë qe çdo vit të përkeqësohet jo vetëm cilësia e ajrit, por të rritet edhe numri i të sëmurëve.
Ambjentalistë por edhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë kërkuar që të mbështeten qytetarët të cilët lëvizin me biçikleta, një mjet i cili ka rezultuar më i shpejtë se automjetet.
Top Channel