
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e bashkive Tiranë, Krujë dhe komunës Katund i Ri ndaj Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.
Bashkia e Tiranës kërkonte lejimin e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat strategjike dhe në kurorën e kryeqytetit e kështu edhe njësitë e tjera vendore për zonat përkatëse.
Më konkretisht, qeverisjet vendore të Tiranës, Krujës dhe Katundit të Ri patën kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave nëpërmjet tyre dhe pushtetit qëndror sa i takon vendimeve për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare, si dhe ato të Kurorës së Tiranës.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë të tre objektet e kërkuara nga njësitë vendore, duke rrëzuar njëkohësisht këto kërkesa me unanimitet të plotë.
Të njëjtin vendim Gjykata Kushtetuese e ka marrë edhe në rastin e padisë së dy njësive të tjera vendore, komunës Kashar dhe asaj Farkë, duke i dhënë të drejtë në mënyrë unanime Këshillit Kombëtar të Territorit.
Top Channel