Tjetër masakër nga Boko Haram

04/06/2014 00:00

Militantët e Boko Haram janë kthyer në tmerrin e fshatrave veriore në Nigeri, duke vrarë e masakruar me qindra persona.

Sulmi i fundit ndodhi gjatë ditës së martë, ku dhjetëra persona janë vrarë barbarisht nga terroristët. Një zyrtar vendas ka konfirmuar sulmet dhe tha se ato kanë ndodhur në 5 fshatra.

Ushtria nigeriane mohoi akuzat se disa anëtarë të saj kanë ndihmuar militantët. Boko Haram i ka shtuar ndjeshëm sulmet që nga viti 2009, ndërkohë që prej muajit të kaluar mbajnë peng më shumë se 200 vajza të rrëmbyera nga një shkollë.

10 gjeneralë dhe 5 oficerë ushtarakë u akuzuan gjatë ditës së martë për ndihmë ndaj Boko Haram. Pjesëtarët e ushtrisë dyshohet se kanë furnizuar me armë rebelët, gjithashtu kanë dhënë edhe informacione të rëndësishme për ta.

Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Chris Olukolade i mohoi kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e ushtrisë.

Top Channel