MERS, virusi vdekjeprurës

04/06/2014 00:00

Të paktën 282 persona kanë humbur jetën nga virusi MERS, 100 më shumë nga çfarë mendohej në fillim.

Shifra e re u publikua pas rishikimit të të dhënave nga spitalit prej kohës kur u shfaq virusi në vitin 2012.

Zv/ministri i Shëndetësisë, i kritikuar për menaxhimin e krizës, u shkarkua nga puna të hënën. Raste të prekur nga virusi, për të cilin nuk ka ende një medikament që e lufton janë konfirmuar në mbi 10 vende te tjerë.

Autoritetet e Arabisë Saudite thanë se ka 688 persona të infektuar, ndërsa përpara rishikimit të numrit besohet se ishin 575.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Arabisë Saudite tha se “pavarësisht rishikimit të shifrave, gjithnjë e më pak njerëz po sëmurën”.

Top Channel