Mbledhja e G7, linjë e ashpër ndaj Rusisë

04/06/2014 00:00

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë thirrje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë së mërkurës, që të ndihmojë në ndaljen e dhunës në Lindje të Ukrainës, duke shtuar se Perëndimi nuk do të hezitojë të vendosë të tjera sanksione strikte ekonomike ndaj Rusisë, nëse ajo nuk bashkëpunon.

Duke folur përpara samitit të grupit të 7 kombeve më të industrializuara të botës, një takim që supozohej të organizohej nga Rusia, por kjo e fundit është përjashtuar nga ish-grupi G8 pas aneksimit të Krimesë nga Moska, Merkel prezantoi ndaj Putin një zgjedhje të qartë.

“Është vendimtare, që presidenti Putin të përdorë influencën e tij për të ndalur separatistët nga ushtrimi i dhunës dhe intimidimit të ukrainasve”, tha ajo në Parlamentin gjerman, duke iu referuar militantëve aleatë të Rusisë, që luftojnë në Lindje të Ukrainës. “Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk do të ndalemi së vendosuri të tjera sanksione”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ka vendosur ndalim-fluturimi dhe ka ngrirë asetet e dhjetra zyrtarëve rusë dhe krimeanë, që prej aneksimit të gadishullit ukrainas në Mars, por ende nuk kanë kaluar në sanksionet më të rënda ekonomike, të cilat u deklaruan se do të ndërmerreshin, nëse Rusia do të ndërmerrte hapa të tjera destabilizuese ndaj Ukrainës.

Tashmë që zgjedhjet presidenciale kaluan pa shumë probleme dhe kur presidenti i ri Petro Poroshenko pritet të betohet të shtunën, disa kanë dalë në konkluzionin se Putin është tërhequr mjaftueshëm.

Një draft-komunikatë e G7-s e siguruar nga Reuters, bën thirrje ndaj Rusisë “të përshpejtojë tërheqjen e forcave ushtarake nga kufiri lindor me Ukrainën dhe të ushtrojë influencën e saj te separatistët e armatosur për të dorëzuar armët”.

Presidenti Barack Obama u takua me Poroshenko-n për bisedime në Varshavë, gjatë së mërkurës, duke e quajtur atë “një zgjedhje të mençur” për të udhëhequr Ukrainën.

Top Channel