Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës

04/06/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka emëruar në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës një person të inkriminuar.

Deputeti demokrat Arben Ristani deklaroi se kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj është një person i përfshirë në rrëmbimin e një vajze në vitin 2000 në Itali. Sipas Ristanit, për këtë rast kanë shkruar edhe disa media italiane si “La Republica” dhe “Corriere Della Sera”

“Corriere Della Sera” dhe “La Repubblica” kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Sipas “La Repubblica”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”. Danaj është arrestuar në atë kohë nga policia italiane sëbashku me pjestarët e tjerë të bandës. Ky pra është Edi Rama! Kjo është rilindja e tij!”, deklaroi Ristani.

Top Channel