Egjipt, Al-Sisi: Të rikthejmë stabilitetin

04/06/2014 00:00

Abdul Fattah al-Sisi u kërkoi egjiptianëve të punojnë për të kthyer stabilitetin pasi u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale, që u zhvilluan javën e kaluar.

Ish-shefi i Ushtrisë tha se ai kërkonte “liri” dhe “drejtësi sociale” duke kujtuar sloganin e revolucionit të vitit 2011.

Al Sisi, foli pas shpalljes se rezultatit që tregoi se ai kishte marre 96.9% të votave dhe kundërshtari i tij i vetëm, Hamdin Sabahi i majtë, mori 3.1 %.

Marshalli i dalë në pension rrëzoi nga pushteti ish-presidentin egjiptian, Mohamed Mursi korrikun e kaluar. Prej kësaj kohe ai i shpalli luftë “Vëllazërisë Myslimane” të Mursit,  që kërkoi bojkotin e zgjedhjeve të gjakut, siç i quajtën përfaqësuesit e kësaj.

Top Channel