
Nuk janë pamje të shkëputura nga ndonjë film hollivudian. Një stuhi e pazakontë rëre goditi Teheranin duke lënë pas viktima dhe shkatërrim.
Të paktën 4 persona raportohen të vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme. Xhama të thyer, pemë të rrëzuara në rrugë, makina të shkatërruara ishte panorama që la pas stuhia, duke ngjasuar më shumë me një skenë apokalipsi.
Televizioni shtetëror raportoi se erërat e stuhisë lëviznin me një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometër në orë. Fillimisht u raportua për 5 viktima dhe 30 të plagosur, por më vonë ky numër u ul. Furnizimi me energji elektrike u ndërpre për minuta të tëra dhe aeroporti ndali fluturimet.
Autoritetet këshilluan fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme me zemrën që të qendrojnë në shtëpi si pasojë ajrit me pluhur. Stuhia goditi më parë Iranin Qendrore, por asnjë viktimë nuk u raportua prej andej.
Top Channel