Vlorë, INUK shkatërron 13 ndërtime

02/06/2014 00:00

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinsiur aksionin në zonën e Skelës, në Vlorë. Pronarët e 13 objekteve ishin njoftuar ditën e shtunë për të larguar gjithçka nga ndërtimet që u shembën për t’i hapu rrugën projektit të shëtitores së madhe në këtë qytet.

Pronarët e objekteve kundërshtuan me forcë njësitë e INUK, të cilat kanë qenë të mbështetura nga policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat qetësuan situatën.

Sipas pronarëve, këto banesa janë me leje të rregullta, madje disa prej tyre ndërtuar 80 deri 90 vjet më parë. Ata kërkojnë kompensim për pronat e shkatërruara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta