Studentët në protestë për ligjin

02/06/2014 00:00

Dhjetëra studentë nga Universiteti i Tiranës kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të kundërshtuar reformën që po ndërmerr Ministria e Arsimit përmes draftit që po hartojnë ekspertët e komisionit.

Ata deklaruan se kjo reformë synon t’i kthejë universitetet në tregje të një komisioni anti-demokratik dhe se nga fondet publike do të përfitojnë universitetet private.

“Në universitetet publike ndarja e fondeve publike edhe për privatët, rritja e tarifave shkollore dhe vendosja e menaxherëve në organin administrativ janë e kundërta e asaj që duhet të bëhet në arsimin e lartë”, deklaroi Vitori Çipi, organizatore e protestës.

Pas përfunidmit të diskutinmeve publike mbi drafitin, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se këtë javë komisioni për arsimin e lartë do të dalë me një draft të dyte, ku do të reflektohen disa nga vërejtjet e bëra. Ministrja e quajti domosdoshmëri realizimin e kësaj reforme pasi universitetet janë në kolaps të plotë.

“Ne nuk kemi kthim mbrapa nga nevoja për realizimin e reformës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Të vërtetën ne e shohim të gjithë dhe arsimi na prek të gjithëve, sidomos neve si Ministri e Arsimit. Nga verifikimet që ne kemi bërë në gjithë sistemin rezulton se situata gërthet për një transformim total konform standardeve evropiane”, deklaroi Nikolla.

Komisioni për reformën e arsimit të lartë, pasi ka marrë në shqyrtim propozimet dhe kundërshtimet e universiteteve, është drejt përfundimit të këtij projektligji, i cili pritet t’i sjellë një tjetër frymëmarrje universiteteve.

1 Qershori është festuar në një mënyrë shumë të veçantë në qytetin e Fierit. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta