1 Qershori pa fëmijët e zhdukur

02/06/2014 00:00

Po bëhen katër vjet, që Bleona Mata s’e feston 1 Qershorin. Të paktën jo pranë familjes. Për Marteo Bejajn, 15-vjeçarin të humbur në mënyrë të mistershme në një fshat të Vlorës, po bëhen 3. Për Mirjetën dhe Isa Matmujën, vogëlushët vëlla e motër, po bëhen 6. Për Julian Çelën, djalin që herën e fundit u pa në një pikë interneti në Laprakë, po bëhet një vit e gjysmë.

Për zhdukjen e tyre dhe shumë fëmijëve të tjerë s’ka veçse mister.

Ndërkohë, sipas Linjës Kombëtare të Këshillimit, çdo ditë në Shqipëri një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia.

Ndërsa në botë, çdo ditë humbasin rreth 8 milionë fëmijë në vit. Sipas statistikave, 1 në 7 fëmijë të humbur ka më tëpër gjasa, që të bëhet viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit. 30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Europës Juglindore.

Bleona Mata, edhe për pak ditë bëhet 10 vjeçe. Marteo 18. Mirjeta dhe Isai 7 dhe 9. Juliani 11. Ata, dhe shumë të tjerë si ta, s’e gëzojnë fëmijërinë e tyre pranë familjeve, të mbajtura peng nga dhimbja. Një motiv më shumë për t’i kujtuar, dhe jo vetëm më 1 Qershor.

Top Channel