Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se me agresivitetin e saj po luan një rol destabilizues dhe po kërcënon progresin afatgjatë të të gjtihë rajonit.
Nga Singapori ku po merr pjesë në samitin 3-ditor “Shangri” me vendet e Azisë Jug-lindore, Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin përballë shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga vende të caktuara, referuar vendimin e njëanshëm të Kinës për të vendosur nën ekskluzivitetin e vet një zonë të kontestuar në Detin e Kinës Jugore.
“Muajt e fundit Kina ka ndërmarrë disa aksione të njëanshme destabilizuese duke pretenduar territoret në Detin e Kinës Jugore. Ne dënojmë përdorimin e forcës dhe kërcënimeve të cdo vendi për të vendosur njëanshmërisht nën kontrollin e tij zona të kontestuara”, deklaroi Hagel.
Kina pretendon të drejtën ekskluzive në Detin e Kinës Jugore duke u përplasur me fqinjët e saj, Japoninë, Filipinet dhe Vietnamin. Javët e fundit rojet bregdetare kineze dhe vietnameze janë përplasur disa herë me njëra-tjetrën.
Hagel u kërkoi udhëheqësve ushtarakë në Tajlandë, që morën pushtetin pas trazirave politike disa-mujore që shoqëruan vendin, që të rikthejnë sa më parë demokracinë. Ai kërkoi lirimin e të gjithë të ndaluarve politikë dhe zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Duke komentuar deklaratën e kryeministri japonez dhënë ditën e premte ku tha se Japonia kërkon të luajë një rol më aktiv në sigurinë rajonale, Hagel tha se Uashingtoni mirëpret një lëvizje të tillë dhe e inkurajon atë.
Top Channel