
Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet Jean-Claude Juncker, ish-Kryeministrin e Luksemburgut për postin e presidentit të ardhshëm të Komisionit të BE-së.
Por disa udhëheqës europianë janë shprehur kundër kësaj lëvizje. Qeveria britanike e sheh Juncker federalist të BE-së. Ajo vuri në dukje nevojën për një proces të gjatë për të gjetur konsensus.
Juncker është pjesë e Partisë Popullore Europiane, e cila fitoi pjesën më të madhe të vendeve në votimet europiane të javës së kaluar.
Partia e qendrës së djathtë, e cila përfshinë edhe Partinë Kristian Demokrate të Merkel, fitoi 213 nga 751 vende në Parlamentin Europian dhe zgjodhi Juncker si kandidat për presidencën. Rival i Juncker është kandidati socialist Martin Schulz.
Në bazë të rregullave të reja udhëheqësit e BE-se duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare europiane.
Top Channel