Rikthehen Queen me një album

29/05/2014 00:00

Grupi Queen ka vendosur të rikthehet me një album pas 23 vjetësh nga vdekja e liderit Freddie Mercury.

Lajmin e ka bërë të ditur për BBC kitaristi i grupit, Brian May, duke shpjeguar se kanë arritur të risjellin me teknologjinë moderne edhe këngë legjendare të bandës të regjistruara në vitet 1980.

Në album do të ketë të përfshira baladat e famshme të grupit dhe këngët e tyre epike. Albumi do të titullohet “Queen Forever”.

Top Channel