Ndahet nga jeta pronari i Manchester United

29/05/2014 00:00

Pronari i Manchester United, Malcolm Glazer është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të gjatë. Familja Glazer bleu 790 milionë euro në vitin 2005 ekipin anglez mes protestave nga tifozët.

Megjithatë ‘djajtë e kuq’ vazhduan ecurinë e tyre pozitive, duke fituar 5 tituj në Premier League si edhe Champions League-n në vitin 2008.

Familja Glazer zotëron 90% të aksioneve të klubit, të ndarë në mënyrë të barabartë mes 6 fëmijëve të familjes

Në vitin 2010 një grup i tifozëve të përjetshëm të Manchester United, i përbërë nga bankierë dhe avokatë ngritën një konsorcium, ‘Red Knights’ në përpjekje për të blerë klubin me mbështetjen e tifozëve, por plani i tyre dështoi.

Vdekja e tij u njoftua në faqen e internetit të ekipit amerikan të futbollit Tampa Bay Buccaneers, i cili është në pronësinë e familjes Glazer.

Pas vdekjes së Malcolm Glazer aksionet e United ranë ndjeshëm në bursën e Nju Jorkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA