Afrika Qendrore, sulm në një kishë
29/05/2014 00:00
Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi në një kishë në Republikën e Afrikës Qendrore. Dëshmitarët kanë thënë se anëtarët e grupit Seleka hodhën granata dhe më pas qëlluan më armë në drejtim të kishës në Bangui, kryeqytet i vendit.
Rebelët, kryesisht myslimanë Seleka janë përfshirë në luftime të ashpra me grupe kryesisht të krishterë të udhëhequr nga milicia anti-Balaka që prej marsit të vitit 2013.
Konflikti ka zhvendosur rreth 25% të popullsisë, nga 4.6 milionë banorë që ndodhen në shtetin afrikan.
Sulmi në kishë erdhi vetëm pak orë pas luftimeve të ashpra në një lagje të Banguit. Banorët shprehen se deri tani kishat ishin përdorur si vend strehime.
Top Channel