Tajlandë, lirohen 124 të arrestuar
28/05/2014 00:00
Ushtria tajlandeze ka bërë të ditur se ka liruar 124 persona, mes të cilëve politikanë dhe aktivistë, të cilët ishin arrestuar pas grushtit të shtetit.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se janë ndaluar gjithsej 253 persona dhe të liruarit kanë rënë dakord që t’i shmangen çdo aktiviteti politik.
Drejtuesit e grushtit të shtetit në Tajlandë morën pushtetin javën e kaluar. Ata arrestuan ish-kryeministren Yingluck Shinawatra, por e liruan pas disa ditësh me disa kushte.
Përveç politikanëve dhe aktivistëve, janë arrestuar edhe shumë akademikë. Grushti i shtetit në Tajlandë erdhi pas 6 muajsh protestash në të cilat u vranë 28 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Top Channel