Skleroza multiple, një sëmundje që prek sistemin nervor, ka një tendencë në rritjë në vendin tonë. Kjo sëmundje invalidizon pacientin dhe prek moshat nga 20 në 40 vjeç.

“Fillimi tipik i saj është 20 deri në 30, ose edhe 40 vjeç. Kemi gjithnjë e më tepër raste tek mosha nën 20 vjeç dhe madje edhe tek fëmijët. Progresi i teknologjisë ka bërë që rastet të konstatohen në fazat më të hershme”, deklaron Jera Kruja, shefe e shërbimit të neurologjisë.

Mjekët kërkojnë që në rastet e simptomave të ndryshme neurologjike që kanë të bëjnë me mpirje apo vështirësi shikimi në kohë të vazhdueshme të drejtohen tek mjeku neurolog. Duke qenë se prek në disa zona të sistemit nervor, ajo karakterizohet nga një sërë simptomash.

“Këto ndryshime japin një çrregullim të përçimtë nervor, zhveshje të fijeve nervore nga shtresat e mjelinës dhe pjesët që preken shfaqin simptomat. Quhet multiple se mund të prekë disa sektorë të sistemit nervor, trurit apo palcës së kurrizit. Mund të shkaktojë probleme me shikimin, me ekuilibrin, me ecjen, të folurin, etj”, nënvizon Kruja.

Në vendin tonë numërohen 700 pacientë. Në të gjithë botën llogariten në 2.3 milionë njerëz të prekur vetëm në 2013, ndërsa 5 vjet më parë ky numër ishte vetëm 2.1 milionë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta