Amerikanët të shqetësuar, sondazhet tregojnë ‘dyshime’ rreth mprehtësisë mendore të Donald Trump
Të paktën 20 pacientë dhe një infermiere kanë mbetur të vdekur në një spital në Janseong të Koresë së Jugut, ndërsa 6 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën pas zjarrit që përfshiu spitalin Hyosarang, rreth 300 kilometra në jug të Seulit.
Zyrtarët vendas kanë thënë se shumica e viktimave kanë vdekur si pasojë e gazrave toksike. Mësohet se zjarri në ndërtesë është shuar brenda 30 minutave.
Mediat vendase raportojnë se zjarri ka rënë në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe dhe pacientët, të cilët ndodheshin në katin e tretë nuk kanë mundur të evakuohen dhe më pas dhomat e tyre janë mbushur me tym si pasojë e zjarrit. Infermierja, e cila humbi jetën po përpiqej të shuante flakët.
Pak kohë më parë më shumë se 300 persona humbën jetën pas fundosjes së një trageti në Korenë e Jugut.
Presidenti Park Geun-hye i kërkoi ndjesë popullit të tij pas katastrofës së tragetit, duke premtuar përmirësim të standardeve të sigurisë, ndërsa Kryeministri Chung Hong-won dha dorëheqjen.
Incidenti në spital vjen një ditë pasi 7 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, pasi një terminal autobusësh u përfshi nga flakët.
Top Channel