3 javë pas vendosjes së “Memorialit Amerikan” në qendër të qytetit të Korçës, ai është dëmtuar duke shënuar kështu një incident të rëndë.
Pllakata me simbolin e dy vendeve përmes një akti barbar është thyer nga persona të paidentifikuar duke bërë që ajo të ndahet në 3 pjesë.
Në 8 maj, memoriali në nderim të ushtarëve amerikanë të rënë gjatë luftës u inagurua përmes një ceremonie simbolike edhe nga ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, ndërsa 3 javë më vonë ai është dëmtuar duke sjellë edhe reagimin e qytetarëve të cilët e kanë konsideruar këtë veprim të turpshëm.
Pas konstatimit të dëmit, Bashkia e Korçës ka depozituar edhe një kallëzim penal për rastin dhe identifikimin e personave të papërgjegjshëm që kanë shënuar këtë incident.
Top Channel