Kate Middleton nxjerr në pah fundshpinën e saj

28/05/2014 00:00

Helika e helikopterit fillon të rrotullohet duke trazuar ajrin dhe fustani i Dukeshës së Kembrixhit ngrihet duke treguar fundshpinën e saj.

Sipas revistës italiane “ Chi”, fotoja e shkrepur nga ky moment lë pak vend për imagjinatë. Ky është një tjetër skandal i Kate Middleton dhe sigurisht do mbetet në histori si Dukesha që është zhveshur më shumë.

Kjo ka ndodhur gjatë vizitës në Zelandën e Re. Kur ka mbërritur në Blue Mountains me helikopterin e saj privat, Dukesha është bërë viktimë e erës.  

Kate Middleton kishte veshur një fustan të bardhë dhe skena e denjë për Marilyn Monroe ndodhi papritur duke nxjerrë në pah fundshpinën e saj.

FOTO GALERI
1/6
Kate Middleton nxjerr në pah fundshpinën e saj

Top Channel