Artistët e TOB ankohen tek Nishani

28/05/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në takim një përfaqësi të trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit me kërkesë të tyre, siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Artistët prezantuan shqetësimin dhe kundërshtitë e trupës artistike të TOB-it lidhur me kontratat e reja të punës të propozuara nga Ministria e Kulturës, të cilat, sipas tyre përbëjnë një prapësim në reformimin e këtij institucioni dhe në zbatimin e standardeve europiane.

Ndërkohë, presidenti Nishani siguroi se Institucioni që ai drejton do të vazhdojë të jetë një derë e hapur për çdo qytetar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe institucional me komunitetin e artistëve.

Presidenti theksoi se dialogu dhe transparenca në çdo proces vendimmarrjeje dhe shmangia e presionit të çdo lloj forme janë detyrim për institucionet shtetërore.

Në fund të takimit, grupi i artistëve dorëzoi peticionin drejtuar Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe një kopje të dokumentacionit ku kundërshtohen ndryshimet ligjore të ndërmarra, të nënshkruar nga 115 artistë të TOB-it.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta