Ul siparin “Fest Argjiro 2014”
27/05/2014 00:00
Nata e mbylljes së “Fest Argjiro 2014” ka mbledhur në Odeonin e festivalit me qindra qytetarë.
Ky aktivitet, i mbështetur kryesisht nga pushteti lokal, mbajti edicionin e vet të gjashtë duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve por edhe të vizitorëve në qytetin e Gjirokastrës.
Grupe të ndryshme morën pjesë në këtë festival duke shpalosur edhe kostumet popullore nga shumë krahina të Shqipërisë dhe Kosovës.
Top Channel