Triumfi i euroskeptikëve

27/05/2014 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshkroi përkrahjen në rritje për ekstremin e djathtë dhe partitë euroskeptike në zgjedhjet e BE-së si “vajtuese dhe përgjigjja –sipas saj- do të ishte përmirësimi i ekonomisë”.

Tre të mëdhenjtë e Parlamentit Europian, qendra e djathtë, e majtë dhe blloku liberal ende përbëjnë shumicën, por kanë humbur vende, të cilat u kanë kaluar partive, që janë zotuar të reduktojnë pushtetin e BE-se, apo ta shfuqizojnë atë tërësisht.

Kristiandemokratët e CDU-së të Angela Merkel fituan lehtësisht 35% të votave në Gjermani. Në Francë, pasi Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë – siguroi 25% të votave- duke iu referuar rezultateve paraprake- Presidenti francez, Hollande zhvilloi një mbledhje urgjente te kabinetit të tij.

Nuk pati një reagim të menjëhershëm, por kryeministri Manuel Vals i përshkroi zgjedhjet si “një tërmet politik” dhe u tha gazetareve se “Europa ka nevojë për një orientim tjetër”.

Në Britaninë e Madhe, UKIP (Jukip) mori 27 % të votave dhe kjo është hera e parë në një shekull, që një parti tjetër veç konservatoreve apo laburistëve fiton zgjedhje ne Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik, David Cameron, partia e te cilit humbi shtatë vende nga këto zgjedhje tha se “votuesit janë thellësisht të zhgënjyer me Europen dhe se mesazhi tashmë u mor dhe u kuptua”.

Pavarësisht fitoreve të euroskeptikeve, Jose Manuel Barroso, presidenti në ikje i Komisionit Europian këmbënguli se “blloku pro-BE ka shumicë solide dhe funksionale”.

Partia Popullore Europiane ka fituar 213 nga 751 deputetet, me 28.5 % në të gjithë bllokun-sipas rezultateve të publikuara në faqen online te Parlamentit Europian”.

Ky është grupimi më i madh, por me 60 deputete me pak. Aleanca socialiste ka marrë 190 deputete apo 25 %, Liberalet 9% dhe te gjelbrit 7 %. Euroskeptiket e Europës së Lirisë dhe Demokracisë kanë rreth 38 vende, përfshire 24 për Jukip-in, por numri i deputeteve të ekstremit te djathte pritet të rritet.

Rezultatet paraprake tregojnë një pjesëmarrje, e cila ishte  43.1 %; hera e parë që nuk shënoi rënie prej zgjedhjeve të mëparshme, por ishte një rritje e vogël me 0.1%.

Top Channel