Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Papa Françesku është shprehur kundër abuzimit seksual nga ana e klerit katolik të hënën dhe shtoi se ka në plan të takohet me një grup viktimash që kanë rënë pre e sulmeve në fillim të muajit qershor.
Ai tha se padyshim që abuzimi përbën krim dhe se 3 peshkopë janë tashmë nën hetim, por nuk ishin të qarta arsyet e hetimit.
“Një prift që abuzon me një fëmijë ka tradhtuar trupin e Zotit”, tha Françesku, duke bërë thirrje për tolerancë zero ndaj rasteve të tilla.
Nuk është hera e parë që një Papë takohet me viktima të abuzimeve seksuale, por kjo do të jetë hera e parë për Papa Françeskun.
Papa foli menjëherë pasi u kthye nga një takim 3-ditor në Lindjen e Mesme. Ai vizitoi vendet më të shenjta të muslimanëve dhe hebrenjve në Jeruzalemin e Vjetër dhe i bëri ftoi udhëheqësit e Izraelit dhe Autoritetit Palestinez për të mbajtur bisedimet për paqe në Vatikan.
Top Channel