Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Çfarë gjuhe fliste Jezu Krishti 2 mijë vjet më parë, aramishten apo hebraishten? Papa Françesku dhe Benjamin Netanyahu nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje mes tyre, në një kohë kur studiuesit e kanë përgjigjen të qartë: i fliste të dyja.
“Kemi një lidhje natyrale: Jezusi ishte këtu, në këtë tokë. Ai fliste hebraishten”, tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.
“Aramishten”, ia ktheu menjëherë Papa Françesku, një korrigjim i shoqëruar me buzëqeshje.
“E fliste aramishten, por përdorte hebraishten”, këmbënguli Netanyahu.
Ashtu si shumë gjëra të tjera në Lindjen e Mesme, ku Ati i Shenjtë zhvilloi një turne treditor, diskutimet mbi Jezusin janë të komplikuara e shpeshherë me sfond politik.
Ai lindi në Betlehem, në rajonin e Judesë së sunduar prej romakëve, që sot është Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli; u rrit në Nazaret e jetoi në Galile, që të dyja në veri të shtetit hebre, dhe vdiq në Jeruzalem, qytet i respektuar nga hebrenjtë, të krishterët e muslimanët, e i pretenduar si nga izraelitët, ashtu dhe nga palestinezët.
Profesori i linguistikës, Ghil’ad Zuckermann, sqaroi për “Reuters” se si Netanyahu, i biri i një historiani të njohur hebre, ashtu dhe Papa, lideri i 1,2 miliardë katolikëve të botës, kanë që të dy të drejtë.
Aramaiken, Jezui e kishte gjuhën e nënës, – thotë ai, – por e njihte shumë mirë hebraishten, gjuhë në të cilën figurojnë edhe të gjitha shkrimet religjioze të kohës.
Top Channel