Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Një anëtar i vjetër i partisë opozitare franceze UMP ka pranuar se në financimet e fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozy në vitin 2012 ka pasur anomali.
Megjithatë, Jerome Lavrilleux deklaroi në një intervistë televizive se vetë ish-presidenti nuk ishte në dijeni të “lapsusit”.
Lajmi vjen pasi një avokat akuzoi UMP-në se kishte porositur 11 milionë euro në fatura të rreme për të mbuluar shpenzimet marramendëse për një eveniment elektoral.
Raportimet mediatike sugjerojnë se skandali mund të dëmtojë partinë e djathtë dhe të komplikojë përpjekjet e zotit Sarkozy për t’u rizgjedhur.
Zoti Lavrilleux shtoi se Sarkozy, kryetari i UMP-së Jean Francois Cope dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk ishin në dijeni të veprimeve të kryera nga organizatorët e evenimentit.
Kryetari i UMP-së së fundmi është përballur me spekulimet në rritje se do të japë dorëheqjen pasi gazeta franceze “Liberation” raportoi këtë muaj se partia kishte paguar 20 milionë euro për një kompani të themeluar nga dy bashkëpunëtorët e tij për të organizuar eventin.
Nga ana e tij, zoti Cope tha për një televizion francez ditën e hënë se nuk ishte ne dijeni të ndonjë shkeljeje. Ai tha se ua kishte besuar personave përgjegjës në parti financat dhe se nuk mendonte se duhej t’i kontrollonte ata.
Zoti Sarkozy, që humbi garën presidenciale përballë Francois Hollande në vitin 2012, thuhet se po përgatitet të kthehet në vitin 2017.
Deri tani ai nuk e ka komentuar skandalin mbi financimin e fushatës së tij të dy viteve më parë. Të hënën mbrëma policia kreu kontrolle në selinë qendrore të UPM-së në Paris.
Top Channel