“Droga”, PD kërkesë në Kuvend

27/05/2014 00:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën për një seancë dëgjimore lidhur me trafikun e drogës në një nga komisionet parlamentare.

“Deputetët e opozitës, që përbëjnë një të tretën në komisionin parlamentar, paraqitën kërkesën për seancë dëgjimore mbi trafikun e drogës. Lufta kundër drogës është detyrë e shtetit dhe shoqërisë, prandaj ftoj deputetët e mazhroancës që të mos e bllokojnë dëgjesën e nesërme”, deklaroi Hoxha.

Deputeti demokrat ka ngritur gjithashtu shqetësimin e opozitës për gazetarin e kërcënuar, i cili megjithatë është marrë nën mbrojtje nga policia.

Top Channel