Beckham shijon një ndeshje hockey me djemtë

27/05/2014 00:00

Beckham ka shijuar një ndeshje hockey së bashku me djemtë e tij, në një ditë pushimi në SHBA, në Ditën e Memorialit që përkujton të rënët ushtarakë gjatë detyrës. Beckham, së bashku me djemtë, shiheshin shumë të përfshirë në lojë, duke reaguar pas çdo sulmi.

39-vjeçari Beckham shoqërohej nga djemtë Brooklyn, 15 vjeç; Romeo 11 dhe Cruz, 9 vjeç. David kishte veshur një “T-shirt” të zezë, xhinse dhe, si gjithmonë, dukej në formë. Fëmijët, së bashku me David, çoheshin në këmbë herë pas here, teksa bënin tifozllëk për skuadrën e tyre “King”, që triumfoi sërish kundër “Chicago Blackhawks”.

Të pranishme në ndeshje nuk ishin femrat e familjes, Harper dhe Victoria. Pas disa ditë pushimesh në Londër, familja Beckham u kthye sërish në Los Angelos, nga ku  Victoria, nëpërmjet një postimi në Twitter, shkruante: “Mirëmëngjes Los Angelos. Gëzuar Ditën e Memorialit. Shumë të lumtur, që u rikthyem”.

FOTO GALERI
1/7
Beckham shijon një ndeshje hockey me djemtë

Top Channel