Qeveria malajziane bëri publike të dhënat që treguan se avioni i ‘Malaysia Airlines’ u rrëzua në pjesën jugore të Oqeanit Indian.
Fillimisht ato iu dorëzuan familjarëve të pasagjerëve, të cilët kanë kërkuar më shumë transparencë dhe më pas do t’u dorëzohen medias. Dokumenti që u publikua të martën kishte 47 faqe- përmbante të dhëna, plus shënime nga firma britanike “Inmarsat”.
Fluturimi “MH370” humbi me 8 Mars, ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin; në bordin e tij udhëtonin 239 pasagjerë, kryesisht kineze.
Asnjë gjurmë nuk është zbuluar nga avioni, as nuk është mësuar arsyeja e zhdukjes së tij. Të dhënat satelitore të publikuara tregojnë procedurën e lidhjes mes avionit dhe satelitit çdo një orë. Përmes saj, hetuesit mbërritën në konkluzionin se avioni e përfundoi fluturimin tij, përtej Australisë.
Ekipe të pavarura kanë vlerësuar të dhënat dhe kanë arritur në të njëjtin konkluzion; “MH370” fluturoi diku larg brigjeve të Australisë Perëndimore. Ndërkohë, roboti “Bluefin-21” vazhdon kërkimet në det, në perëndim te Perthit në Australisë -për të zbuluar avionin e humbur.
Top Channel