
Opozita do të përcaktojë këtë javë një kalendar politik bazuar në aksionin kundër asaj që ajo e ka cilësuar “karteli i drogës në qeverisje”.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha tha se do të bashkëpunojmë me rininë për një aksion të ri opozitar, për një paketë ligjore dhe veprime të tjera opozitare.
“Do të organizojmë protesta të reja derisa karteli i drogës, derisa Edi Rama të largohet nga qeveria. Kjo betejë mund të fitohet vetëm me mbështetjen e popullit.
Mbështesim prokurorinë në këtë luftë. Aleanca kundër drogës do të mblidhet këtë javë për një kalendar të detajuar, për bashkepunim edhe me rininë, për një aksoin të ri opozitar, për një paketë ligjore dhe veprime të tjera opozitare.
Vektori parlamentar është vektori i pararojës së betejës sonë. Aula e Parlamentit do të vazhdojë të mbetet vija e parë e betejës. Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane dhe zgjedhje të lira, nëse nuk e fitojmë këtë betejë.
Para të pista, zgjedhje të pista, pushtet i pistë. Kryeministri me qëndrimin që mban nuk qëndron në krahun e shqiptarëve, por në krahun e narkotrafikantëve, duke mos marrë asnjë masë. Ai lufton opozitën me çdo mjet, pse denoncoi këtë skandal dhe ngritjen e narkotrafikut në sistem.
E thamë edhe në protestë se nuk i ka mbetur vetëm të zgjedhë orën e largimit. Largimi i tij është fitorja e parë mbi narkotrafikun, largimi i tij është i paevitueshëm”, deklaroi Basha.
Top Channel