Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon Radio Televizionin Publik për anshmëri të skajshme në favor të partisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Kandidatja për deputete Vjosa Osmani tha se LDK ka vërejtur mbulim joproporcional të aktiviteteve të partive politike kohët e fundit.

Për ta ilustruar këtë ajo iu referua edicionit të mbrëmshëm të lajmeve qendrore në RTK. Sipas Osmanit, RTK paraqiti premtimin elektoral të Thaçit për krijimin e komunës së Kijevës në mënyrë afirmative si vendim të qeverisë.

Ajo shtoi se RTK ka transmetuar po ashtu tri kronika të gjata për aktivitetet e PDK-së, aq sa pothuaj ka transmetuar të gjitha aktivitetet e subjekteve të tjera politike të marra së bashku.

“RTK dje, ashtu sikurse edhe çdo ditë tjetër, PDK-në e ka mbuluar me ekipe në të gjitha aktivitetet. Madje, krahas aktiviteteve të Hashim Thaçit, ajo ka transmetuar edhe aktivitetet e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli”, deklaroi Osmani.

“Kurse një aktivitet të liderit të LDK-së, Isa Mustafa në Lipjan, RTK e ka transmetuar të shkurtër. Aktivitetetin tjetër, atë në Prishtinë, RTK nuk e ka parë të udhës ta mbulojë fare me ekip të saj, por e ka ilustruar me fotografi të dërguar nga LDK-ja”, shtoi kandidatja e LDK.

LDK-ja ftoi qeverinë në ikje të mos vazhdojë ta keqpërdorë transmetuesin publik. Ndërsa nga bordi i RTK-së, anëtarët e të cilit kanë mandat nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të mbikëqyrur politikën editoriale, LDK kërkon ta kryejë detyrën e vet dhe të mos vazhdojnë të bëjë të paditurin, vetëm sepse ashtu marrin urdhrat nga shefat e tyre politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA