Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se vetëm programi
zhvillimor i saj mund ta ndryshojë gjendjen e rëndë ekonomike në të
cilën ndodhet Kosova.

Kryetari Isa Mustafa tha se plani i tij qeverisës parashikon që brenda një mandati ta rrisë buxhetin e Kosovës në 2.5 miliardë euro nga 1.5 sa është aktualisht, të luftojë hendekun e bilancit tregtar duke fuqizuar prodhimin vendas, si dhe të krijojë 120 mijë vende të reja pune, pjesa dërrmuese e të cilave në bujqësi dhe veprimtari prodhuese.

Njëkohësisht, Mustafa tha se qeverisja e LDK-së do të rrisë zhvillimin ekonomik bazuar në sektorin privat, duke forcuar iniciativën private dhe konkurrencën e tregut të lirë e të hapur.


Mustafa foli për reforma të thella ekonomike të cilat do të bëhen në mandatin e qeverisë së tij nësë fiton besimin e qytetarëve. Në aspektin e politikës fiskale ai nënvizoi se mbledhja e tatimit do të bëhet brenda vendit, do të ulet pragu i regjistrimit të TVSH-së nga 50 mijë në 30 mijë euro qarkullim, si dhe përohësisht do të pushojnë tatimet për firmat investuese.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme LDK-ja ka në paln përgjysmimin e tatimit nga 9 në 4.5 për qind. Gjithashtu, nuk mungon krijimi i një fondi investiv për zhvillim, por jo me pensionet e qytetarëve.

Platforma e PDK për shëndetësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shpalosur platformën për shëndetësi para mjekëve dhe infermierëve kosovarë.

Thaçi tha se Misioni i Ri parasheh reformë të thellë në shëndetësi, me sigurime shëndetësore falas për kategoritë sociale si dhe investime të reja në infrastrukturë. Me këtë rast, Thaçi u kujtoi mjekëve gjendjen e shëndetësisë dhe pagat e tyre më 2007, kur ai ishte zgjedhur kryeministër.

“Në fillim të qeverisjes sime, paga e infermierit ishte 156 euro, ndërsa sot është 363 euro, duke shënuar një rritje prej 133 për qind. Paga e mjekëve në vitin 2007 ishte 234 euro, ndërsa në 2014 është 544 euro duke u rritur 132 për qind. Paga e mjekëve specialistë në vitin 2007 ishte 273 euro, ndërsa në 2014 është 634 euro, duke pësuar gjithashtu një rritje prej 132 për qind”, deklaroi Thaçi.

Pasi bëri bilancin e punës së deritashme në këtë sektor, kreu i PDK-së u premtoi punonjësve të këtij sektori rritje të re pagash.

“Ju e dini se deri tani të gjitha premtimet ndaj jush i kam mbajtur. Prandaj edhe sot ju zotohem se në vitin e ardhshëm ju do të keni rritje të pagave për 25 përqind. Njësoj do të ndodhë edhe më 2016, edhe më 2017 dhe më 2018 juve do tu rriten pagat 100 përqind”, tha Thaçi.

Vetëvendosje: Ndërthurje arsim-ekonomi

Për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, arsimi dhe ekonomia duhet të
jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse fiton zgjedhjet, për lëvizjen
Vetëvendosje arsimi do të jetë prioritet në të gjitha nivelet.

Pedagogë profesionalë, shkollim falas, bashkëpunim me organet e
rendit, ushqim falas në shkolla fillore e vizita të rregullta mjekësore
dhe tek psikologët janë disa nga zotimet e marra përsipër nga Kurti dhe
lëvizja e tij.

Ndërsa kandidati për deputet, Gëzim Rexha, që vjen nga komuniteti i të
verbërve, tha se shkollat duhet të përshtaten me nevojat e nxënësve. Dhe
funksionalizimin e shkollave speciale, sipas Gëzim Rexhës, mund ta bëjë
vetëm Vetëvendosje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA