Në një kuvend të jashtëzakonshëm, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zgjodhi organet e reja, kryetarin dhe tetë anëtarët e bordit.

Gazetari Zekria Shabania, i gazetes “Tribuna”, mori besimin e shumicës së kolegëve të tij për të udhëhequr me organizatën në dy vitet e ardhshme.

Anëtarët e bordit të ri u zgjodhën Enis Veliu nga gazeta “Zëri”, Blerta Aliu nga “Koha Ditore”, Dardan Hoti nga “Kosovapress”, Arsim Halili nga RTK, Fidan Rama nga “Tribuna”, Arben Llapashtica dhe Shkëlqim Hysenaj nga KTV.

Kuvendi i jashtëzakonshëm u mbajt pas një iniciative të këshillit inicues, të përbërë nga disa gazetarë për shkarkimin fillimisht të kryetares së bordit, Liridona Lluka Gashi.

Të pakënaqur me udhëheqjen e saj këshilli inicues mblodhi nënshkrimet e gazetarëve në shumicën e mediave të Kosovës, me të cilat thirri mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm me qëllim funksionalizimin e organizatës. Punimet e këtij kuvendi u monitoruan nga përfaqësues të OSBE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA