Hetimi parlamentar për SHISH-in
26/05/2014 00:00
Në kuadër të hetimit parlamentar për SHISH-in, grupi i kontrollit ka shkuar sërish në këtë institucion.
Sipas burimeve nga SHISH-i, grupi i kontrollit parlamentar takoi drejtorin e burimeve njerëzore.
Grupi përbëhet nga deputetët e Partisë Socialiste: Lutaj, Qefalia e Ndreu. Opozita nuk merr pjesë.
Kontrolli i radhës në SHISH vjen për emërimet në këtë institucion nga kryetari Visho Ajazi.
Top Channel