Cameron: Të bashkuar kundër Juncker

26/05/2014 00:00

Kryeministri britanik David Cameron thotë se në vendin e tij ka një konsensus të plotë kundër kandidaturës së Jean Claude Juncker për president të Komisionit Evropian.

Kryeministri ka folur pasi laburistët thanë se kundërshtonin ish-liderin e Luksemburgut që të merrte këtë post. Opozita britanike deklaroi se preçedentët e zotit Juncker sugjerojnë se ai do të bëjë më të vështirë implementimin e reformave të nevojshme.

Zoti Cameron ka përshëndetur mbështetjen e partive të mëdha britanike në prag të bisedimeve mbi këtë çështje me liderët e tjerë të vendeve të BE-së.

Zoti Cameron do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin suedez Fredrik Reinfeldt dhe kryeministrin holandez Mark Rutte për bisedime të gjera mbi të ardhmen e BE-së, në rezidencën verore të Reinfeldt në afërsi të Stokolmit.

Identiteti i personit që do të drejtojë Komisionin, organi ekzekutiv i BE-së, do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme gjatë evenimentit dyditor.

Zonja Merkel e ka mbështetur publikisht zotin Juncker, kandidat i emëruar nga një grup partish në Europë, por Mbrëtëria e Bashkuar, Suedia dhe Holanda po udhëheqin një fushatë për të bllokuar kandidaturën e tij.

Zoti Cameron e kundërshton fuqishëm planin e Juncker për një union politik më të afërt mes vendeve anëtare dhe e konsideron Brukselin si “shumë të madh dhe shumë urdhërues”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA