
Në shumicën e vendeve të BE-së po votohet për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Europian. Gjermania, Franca, Polonia dhe Spanja janë mes 21 vendeve ku po zhvillohet ky proces.
Zgjedhjet kane përfunduar në 7 prej vendeve të BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën, Letoninë dhe Maltën. Rezultatet pritet të bëhen publike pas mbylljes se qendrave te fundit të votimit, në orën 23:00 me orën tonë.
Pushteti i parlamentit është zgjeruar prej vitit 2009. Eurodeputetët tani negociojnë legjislacionin me qeveritë kombëtare, në procesin e njohur si “bashkëvendosje” përpara se parlamenti të votojë ligjet. Ata kanë zërin e tyre për çështje të buxhetit, përfshirë; bujqësinë dhe ndihmën rajonale.
Greqia, vendi që u ndihmua nga BE dhe kreditoret e tjerë për borxhet, ishte vendi i parë që hapi qendrat e votimit të dielën. Në Belgjikë, votuesit po zgjedhin edhe qeverinë e re.
Zgjedhjet e fundit e lanë vendin, pa qeveri për 18 muaj- derisa sa u arrit në koalicionin tre-partiak. 751 vendet ne Parlamentit Europian do të ndahen sipas popullsisë të secilit shtet.
Vota do të prekë jetën e 500 milionë qytetareve te BE-së. Sondazhet tregojnë se një e katërta e vendeve ne PE do tu shkojnë grupeve anti-BE. Një prej detyrave të para të parlamentit të ardhshëm europian do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të Komisionit Europian, organizmit ekzekutiv të BE-së.
Top Channel