Poloni, vdes udhëheqësi i fundit komunist

25/05/2014 00:00

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, udhëheqësi i fundit komunist në Poloni, Wojciech Jaruzelski , kanë njoftuar mediat polake.

Gjeneral Jaruzelski ka udhëhequr Poloninë nga viti 1981, kur ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëroi arrestimin e liderit të ”Solidarnosc”, Lech Walesa. Dy vjet më vona ai hoqi gjendjen e jashtëzakonshme dhe u detyrua të negocioi me ”Solidarnosc” pas shtimit të trazirave në vitin 1989.

Jaruzelski ka luftuar në një njësi polake të ushtrisë ruse gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u ngrit në radhët e ushtrisë pas luftës, duke u bërë “oficer politik” i forcave të armatosura.

Ai ishte ministër i Mbrojtjes në vitin 1968, gjatë pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, në të cilin morën pjesë edhe ushtarët polakë.

Jaruzelski ka mohuar gjithmonë urdhërimin për vrasjen me armë zjarri të dhjetëra punëtorëve në një kantier detar në qytetet veriore të Gdansk dhe Gdynia në vitin 1971, për këtë ngjarje ai u thirr edhe në gjyq.

Gjeneral Jaruzelski dha dorëheqjen si president në vitin 1990 dhe u pasua nga Valesa.

Top Channel