Dogana e Kosovës parandalon humbjen e 1 milion eurove si pasojë e shmangies nga taksat që do të bënte një komani nafte.

Në një njoftim për shtyp të doganës bëhet e ditur se kompania ka lëshuar qarkullim të lirë totalin e stoqeve të derivative në sasi prej 1 milion e 790 mijë e 843 litra, duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur detyrimet e taksave në shumën prej 944 mijë e 212 euro.

“Oficerët doganor gjatë kontrollit tek një subjekt i autorizuar për shitje me shumicë të naftës, respektivisht një kompani e cila është e autorizuar për procedura me ndikim ekonomik kanë zbuluar keqpërdorim të autorizimit për depo doganore. Kjo kompani ka poseduar autorizim për depo doganore po me procedurën e re të depove doganore ka pasur obligim ligjor që të bëj shkarkimet e të gjitha stoqeve nga procedura paraprake”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ndaj kompanisë, emri i të cilës nuk bëhet i njohur, është iniciuar procedura kundërvajtëse për shmangie të taksave si dhe i është hequr autorizimi për procedura me ndikim ekonomik. Ditëve ne vijim pritet të ngrihet kallëzim penal në bashkëpunim me prokurorinë: thekson Dogana e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA