Kim Kardashian martohet sërish

25/05/2014 00:00

Kanye West dhe Kim Kardashian janë martuar të shtunën në një ceremoni të organizuar në Firence të Italisë.

Shkëmbimi i unazave u krye në një kodër pranë Forte di Belvederes, me pamje nga qyteti i mrekullueshëm i Firences.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se në këtë ceremoni ka pasur rreth 600 të ftuar.

Sipas ‘Daily Mail’, dhëndrri Kanye West ishte shumë i lumtur dhe ka mbajtur një fjalim të gjatë prej 8 minutash para të ftuarve.

Top Channel