SHBA ndërpret ndihmat për Tajlandën

24/05/2014 00:00

SHBA-ja ka pezulluar 3.5 milionë dollarë ndihma ushtarake për Tajlandën dhe i kërkojë ushtrisë të rivendos sundimin civil menjëherë. Vendimi erdhi menjëherë pasi ish-kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra kaloi natën e saj të parë në paraburgim.

Ajo u arrestua së bashku me disa anëtarë të familjes së saj janë arrestuar, pasi udhëheqësit e grushtit të shtetit ushtarak kanë forcuar kontrollin e tyre në pushtet.

Shinawatra dhe dhjetëra politikanë të tjerë nga qeveria e rrëzuar janë thirrur për t’u paraqitur në një bazë ushtarake në Bangkok. Ajo është mbajtur për disa orë e ndaluar dhe më pas është transferuar në një vendndodhje të panjohur deri më tani.

Një zëdhënës ka thënë se ish-kryeministria nuk do të mbahet më shumë se një javë, ndërsa këmbënguli se ndalimi i saj ishte i nevojshëm.

Uashingtoni i bëri thirrje gjithashtu turistëve amerikan që të anulojnë udhëtimet për në Tajlandë,  gjithashtu janë ndaluar të gjitha vizitat e zyrtarëve të qeverisë amerikane drejt shtetit aziatik.  

Top Channel